Gazeta "ODRIA" Nr.70

FAQE E PARE Fotoalbum  Gazeta "ODRIA" NR.57   Gazeta "ODRIA" NË INTERNET  Gazeta "ODRIA" NR.59-69 Blog Gazeta Odria nr.71 ARKIVA Odria70



ILLO FOTO DHE PUBLICISTIKA E TIJ BUJQĖSORE

U lind nė fshatin Tėrbuq, Gjirokastėr, nė 13 Shtator 1937.
Shkollėn fillore e kreu nė vend lindje.
Shkollėn 7-vjeēare(Uniken) e ndoqi nė qytetin e Gjirokastrės.
Po aty nė vitin 1954 pėrfundoji dhe Gjimnazin “A.
Zeneli “, me dėftese tė shkėlqyer.
Vijoi Institutin Bujqėsor(sot Universiteti Bujqėsor i Tiranės), fakultetin e Veterinarisė, Dega Zootekni, tė cilėn e pėrfundoji nė vitin 1958.
Pas kėsaj u emėrua K/ Zooteknik nė fermėn e Levanit, Fier, deri nė shkurt tė vitit 1962.
Kthehet nė rrethin e tij dhe nga viti 1962-1966 punoi si specialist nė sektorin Valare tė fermės “Goranxi” dhe mė pas nė Koop.
bujq.
“Odrie “, Gjirokastėr.
Nė shkurt tė vitit 1966 transferohet pėrsėri nė rrethin e Fierit, fillimisht si specialist blegtorie nė Koop.
Bujq.
Libofshė dhe mė pas nė Lushnjė nė Sektorin “Ēermė” tė Fermės Lushnjė.
Nga viti 1970 deri nė vitin 1976 punoi Krye zooteknik i Fermės Lushnjė.
Nė vitet 1976-1980 punoi si Pėrgjegjės i Sektorit “Pluk” dhe nga viti 1980 deri nė vitin 1983 punoi specialist nė sektorin “Ēermė” tė kėsaj ferme.
Nga viti 1983 deri nė vitin 1989 punoi si specialist blegtorie nė Drejtorinė e Fermave tė Ministrisė sė Bujqėsisė dhe me pas deri nė vitin 1992 specialist nė Sektorin e Gjedhit tė Institutit tė Kėrkimeve Shkencore Zooteknike nė Tiranė, nga ku doli dhe nė pension tė parakohshėm.
Nė Qershor tė vitit 1995 u shpėrngul familjarisht nė Nju Jork tė SHBA-ve, ku banon aktualisht.
Illo Foto mbi 30 vjet si specialist blegtorie dhe si drejtues ka shėrbyer me pėrkushtim nė 4 rrethe dhe 10 ekonomi bujqėsore e institucione shkencore, ku ka dhėnė kontributin e tij maksimal.
Gjithmonė nė punėn e tij ėshtė karakterizuar nga zbatimi me njė pėrgjegjshmėri tė lartė tė shkencės dhe arritjeve tė praktikave mė tė mira nė mbarėshtimin e blegtorisė.
Akademik Teki Tartari me rastin e botimit tė njė nga librat e tij do tė shprehej: “Natyrisht ti je nga ata studentė, qė tė mbaj mend mė shumė se tė tjerėt dhe pėr mė mirė se tė tjerėt.
Mendoj se ke pasur njė eksperiencė tė pasur profesionale, tė cilėn ėshtė mirė ta transmetosh.” Illos i dhimbsen fshatarėt dhe specialistet e bujqėsisė qė punuan pėr njė gjysmė shekulli nė njė shoqėri tė mbyllur hermetikisht me botėn.
Duke filluar nga vitet 60-tė tė shekullit kaluar, nė shtypin dhe botimet shkencore tė kohės ka shkruar mė se 200 artikuj shkencorė e kritikė.
Ndėrsa nė vitet 70-tė ka botuar dhe 4 broshura tė cilat nuk e kanė humbur vlerėn dhe mendon qė t’i ribotojė.
Mbas vitit 2000 ka shkruar e botuar 13 libra pėr zhvillimin e pėrmirėsimin e jetesės nė zonėn rurale.
Nė kėto botime ka sjellė gjithė pėrvojėn e tij si specialist me njė beg raund tė pasur nė bujqėsi me aftėsi vėzhguese, analizuese e kritike tė njė autori veteran, me pėrgjegjshmėri dhe me kompetence.
Illo edhe nė moshėn 77 vjeēare, vazhdon te kontribuojė intensivisht me dijet dhe eksperiencėn e tij me shkrime problematikė e kritike nė shtypin shqiptar, atė tė diasporės dhe nė internet.
Ka pėrgatitur pėr botim, ose janė nė proces botimi edhe disa libra tė tjerė qė me gjithė broshurat, nėmuri i librave tė tij harrin nė 23.

Disa nga librat e tij janė:
- “Flas me fermerėt” - Tiranė, 2005
- “Ēelnikėt qė shtrydhėn malet” - Tiranė 2008
- “Mėma e njerėzimit”
- “E nesėrmja e dhisė shqiptare”
- “Derri euro-amerikan i Roskovecit”
- “Nga Harri Fultz tek Ilia Pali” - Tiranė 2007
- “Fshatarėsia e tradhtuar” - Tiranė, 2008
- “Toka, Bujku, Shteti”
- “15 Shkencėtarėt e vėrtetė tė bujqėsisė shqiptare” -
Tiranė, 2007
- “Miqtė e mi tė deklasuar”
- “Bujqėsia dhe Mjedisi nė Tranzicion”-Tiranė 2011

Pėrgatiti K. Mosko