Gazeta "ODRIA" Nr.70

FAQE E PARE Fotoalbum  Gazeta "ODRIA" NR.57   Gazeta "ODRIA" NË INTERNET  Gazeta "ODRIA" NR.59-69 Blog Gazeta Odria nr.71 ARKIVA Odria70



ARBEN DUKA: PENĖ E SHQETĖSUAR, UDHĖRRĖFYES PĖR BREZAT E SOTĖM E TE NESĖRM

Fjala e kryetarit tė Bashkisė Gjirokastėr, z. Flamur Bime

Sot ėshtė njė dite e veēante nderimi pėr vlerat e diturisė, te mendimit estetik, te artit e te angazhimit artistik, social e shoqėror te njėrit prej personaliteteve me te spikatur tė botes shqiptare, mikut tone Arben Duka.
Arben Duka siē e kane cilėsuar me plot te drejte te rinjtė, dhe brezat shqiptar, ėshtė fjala e bukur e kėngės shqiptare.
Firmėn e tij mbajnė mijėra tekste kėnge nga me te bukurat e repertorit shqiptar qe prej me shume se 30 vite kėndohen ane e kėnd globit.
Arben Duka ėshtė gjithnjė pena e shqetėsuar e publicistit dhe sociologut natyral qe si njė membrane publike ėshtė e ndjeshme ndaj te gjithė fenomeneve shqiptare me satirat e sarkazmat e mrekullueshme ne vargje, botuar ne disa te pėrditshme dhe ne volume librash.
Arben Duka ėshtė mishėrimi me autentik, me tradicional me rrėnje te thella te radhitės kulturore, folklorike, i menēurisė dhe dijes qe te jep njė qytet si Gjirokastra, qe te jep njė djep pėrplot lezete si Lunxhėria e Odria.
Arben Duka ėshtė njė bard natyral i fjalės shqipe, i rrėfenjės, ligjėrimit poetik, i thellėsisė sa mendimit filozofik dhe i humorit te shėndetshėm qe vjen si produkt i njė trashėgimie kulturore pėr tu pasur zili.
Gjirokastra, ky qytet i menēurisė dhe racionalitetit ėshtė i vetėdijshėm pėr bijtė e vet, krenar pėr vlerat e verifikuara e tė mirėfillta artistike, shkencore e intelektuale, i kursyer ne lėvdata dhe tejet bujar ne mirėnjohjen pėr veprėn dhe gjurmėt qe ka lėnė krijimtaria e personaliteteve qe ka nxjerre nga gjiri i saj.
Njė prej bijve te cilin ajo e ka shoqėruar me adhurim, me dashuri e ngrohtėsi qe ne nisje te aktivitetit te tij artistik, ka qene poeti Arben Duka, me botimet cilėsore e bashkėkohore te tij, botime me vlera te jashtėzakonshme.
Arben Duka, ėshtė pėr te gjithė ne bashkėqytetaret e tij, pėr brezat e te rinjve, te studenteve, njė nga modelet me te spikatura e ekselence te qytetarisė, pėrkushtimit ndaj atdheut e shqiptarisė, ndaj njeriut e botes shqiptare, njė udhėrrėfyes pėr brezat e sotėm e te nesėrm, Jam i nderuar sot qe ne emėr te Kėshillit te Bashkisė Gjirokastėr, ti akordoj personalitetit te shquar, birit te Gjirokastrės, Arben Duka, titullin e larte “Qytetar Nderi” me motivacionin : “Pėr kontribut te shquar artistik, intelektual dhe social ne himnizimin e vendlindjes, te Gjirokastrės e shoqėrisė shqiptare”.