Gazeta "ODRIA" Nr.70

FAQE E PARE Fotoalbum  Gazeta "ODRIA" NR.57   Gazeta "ODRIA" NË INTERNET  Gazeta "ODRIA" NR.59-69 Blog Gazeta Odria nr.71 ARKIVA Odria70
IV>



“E DUA GJUHĖN SHQIPE, SI NĖNA DJALIN E VETĖM“
Laboviti Aleko KONDILI (1864 – 1934)

Njerėzit edhe mund tė harrojnė, por historia nuk harron.
Ajo i kujton bijtė e saj, heronjtė e saj qė bėjnė historinė.
I tillė ka qenė dhe Aleko Kondili, i cili u lind nė Labovė tė Zhapės, nė Gjirokastėr, nė vitin 1864, e cila nė ato vite, ishte kthyer nė njė qytezė tė bukur, dhe shpesh herė me tė drejtė krahasohej me pjesėt mė tė bukura, si fjala vjen, ”Ēerek Stambolli”.
Labova u bė fidanishtja e intelektualėve me kulturė tė gjerė dhe koncepte evropiane.
Aleko Kondili ishte djalė i vetėm dhe u rrit me pėrkujdesje tė madhe nga xhaxhai i tij, pasi tė atin ia kishin vrarė kusarėte karvaneve gjatė njė ekspedite tregtare nė Turqi.
Dera e Kondilajve shquhej pėr dėshirėn arsimdashėse, kėshtu ata qė u kujdesėn pėr shkollimin e Alekos.
Shkollėn fillore e mbaroi nė Gjirokastėr, ndėrsa tė mesmen nė gjimnazin e njohur “Zossimea” tė Janinės.
Pasi punoi dy vjet si mėsues nė zonėn e Gjirokastrės, dėrgohet pėr studime nė Grac tė Austrisė, si shumė student tė tjerė, si pjesė elitare e rinisė shqiptare nė atė kohė.
Studio me zell dhe mbaroi pėr Histori – Gjeografi, njėkohėsisht tregoi interes shumė tė lartė pėr letėrsinė evropiane dhe atė botėrore.
Gjatė kohės sė studimeve vizitoi Muzeun e Vienės, ku aty pa armėt e Skėnderbeut, dy shpatat dhe pėrkrenaren, qė ruheshin nė armaturėn e kėshtjellės “Ambrar”.
Pas diplomimit kthehet nė atdhe dhe caktohet inspektor shkolle duke merituar njė respekt tė madh nga masa e arsimtarėve dhe intelektualėve tė atij qyteti, falė dijeve tė mėdha perėndimore qė zotėronte.
Alekua martohet me Angjeliqi Birbilin nė vitin 1893, mbas njė njohje tė gjatė, tė njė dashurie tė pastėr dhe tė sinqertė, qė influencoi pozitivisht nė rrethet e intelektualėve korēarė.
Pati shtatė fėmijė dhe u vendos pėrfundimisht nė Korēė, shtėpi nė tė cilėn banon nipi i tij Anxhelo Kondili.
Viti 1917 do tė hyjė nė historinė e kulturės sonė kombėtare dhe asaj korēare nė veēanti, si formimi i korit “Lyra”, merite e rinisė korēare dhe mes tyre dhe profesori i tyre i apasionuar, laboviti Aleko Kondili.
Mė vonė krijuan dhe bandėn muzikore, serenatat korēare nga mandolinatat e famshme korēare, interpretuese e kėtyre kėngėve etj..
Ngjarje e shėnuar ishte dhe hapja e Liceut Francez nė Korēė, Aleko Kondili ishte nga profesorėt e parė.
Nė vitin 1920 Aleko Kondili caktohet delegat i Korēės nė Kongresin Arsimor tė Lushnjės duke u bėrė menēuria dhe dituria e atij Kongresi.
Pėr shkak tė pėrvojės sė madhe nė mėsimdhėnie, profesor Aleko Kondili debatonte shpesh me emėrimet ministeriale tė profesorėve, qė mė vonė do tė futen nė panteonin e nderuar tė kontributit dhe tė vlerave tė gjuhės dhe shkollės shqipe.
“Asgjė nuk ka mė tė bukur dhe mė tė dashur se gjuha jonė shqipe.
Tė jesh profesor i gjuhės shqipe do tė thotė, ta duash atė, si prindi birin e vetėm”.
Profesor Aleko Kondili ngre me force dhe njėkohėsisht duke e mbrojtur kualitetin pedagogjik, pėr tė kryer me merite detyrėn e caktuar.
Ai pėrcakton edhe kėto detyra pėr kėtė qėllim: A – Deduktorė tė shkollės filozofike dhe fizikomatike duhet tė jenė ata qė, tė kenė njė dėftesė me tė paktėn dy vjet studimi nė shkollat e Evropės dhe tė kenė shėrbyer tė paktėn pesė vjet mėsues.
B – Mėsuesit e shkollave fillore, qė kanė shėrbyer pesė vite nė shkollė, duhet tė dalin para Komisionit Ministror.
(Gazeta “Korēa”, 16.11.1922) Kėto teza tė Prof.

Aleko Kondilit bėnė jehonė tė madhe atė kohė.
Shumė intelektualė, tė cilit kishin studiuar nė Evropė nė atė kohė, iu drejtuan profesorit: - A janė tė sakta gjithė sa thua? - A do tė vihen nė zbatim kėto ide tuaja brilante Profesor?” - Doni tė thoni se, pėrse unė quhem profesor i gjuhės amtare?” - Po, - iu pėrgjigjėn shumė vetė nė njė zė.
- Atėhere po vazhdoj.
- iu pėrgjigj ai.
- Qė prej vitit 1909 deri nė 1920 kam qenė profesor i gjuhės Shqipe nė Shkollėn Normale tė Elbasanit me drejtor zotin Luigj Gurakuqi, Aleksandėr Xhuvani dhe F.
Frashėri e S.
Harri..
Pra kėmba duhet tė shkelė edhe nė gjimnaz dhe jo vetėm nė fillore pėr tu quajtur Profesor”… Me tė drejtė Aleko Kondili njė mėsimdhėnės pasionant luftonte dhe bėnte dallime midis piktorit dhe muzikantit, doktorit dhe avokatit.
“Ndėrsa dallimi ndėrmjet gjimnazit dhe normales ėshtė i pėrafėrt”, thoshte ai.
Puna e profesor Alekos la gjurmė tė pashlyera, se i kėndonte goja si bilbil pėr lumenjtė, liqenet, detet, malet, fushat, bregoret, katundet e qytetet se, i njihte nė pėllėmbė tė dorės, po kėshtu dhe pėr gjeografinė e Shqipėrisė dhe tėrė botės.
Vlen tė theksohet dhe ora e Historisė, ku ai shpaloste dijet dhe pasionin e tij pėr kėtė fushė, qė nga prejardhja shqiptare – ilire , mė vonė me Skėnderbeun dhe lavdinė e Tij, plaku i menēur i Vlorės dhe Shteti ynė..
Profesor Aleko Kondili ndėrroi jetė, kur ishte nė pension, nė moshėn shtatėdhjetė vjeēare, duke u pėrcjellė me nderime tė mėdha nė qytetin e Korēės.
Ja ēfarė shkruhej nė atė kohė pėr jetėn dhe veprėn e tij: “U shua mėsuesi, inspektori i shkollave, nisiatori dhe organizatori i prirur me njė fantazi tė pėrsosur.
Njeriu i qetė.
Njohėsi i mirė i gjermanishtes, greqishtes, latinishtes, italishtes.
Hartuesi i kėngėve dhe kėngėtar i serenatave korēare..
U shua laboviti Aleko Kondili”…

Etnolog Thanas MEKSI