Gazeta "ODRIA" Nr.70

FAQE E PARE Fotoalbum  Gazeta "ODRIA" NR.57   Gazeta "ODRIA" NË INTERNET  Gazeta "ODRIA" NR.59-69 Blog Gazeta Odria nr.71 ARKIVA Odria70



ARBEN DUKA, INTELEKTUAL E POET, ME DIMENSIONE KOMBĖTARE

Fjala e hapjes sė ceremonisė nga Kristaq Pilo Meleqi
Tė dashur miq, shokė e bashkėfshatarė! Arbeni na ka mbledhur tė festojmė e tė gėzojmė bashkėrisht dy gėzimet e tij, por dhe tonat njėkohėsisht: Sė pari, marrjen e titullit “Qytetar Nderi” tė Qytetit tė Gjirokastrės, dhėnė nga Kėshilli Bashkiak Gjirokastėr. dyti, promovimin e njė libri me poezi tė zgjedhura brilante, tė shkruara nė kėto vitet e fundit 2002-2014, titulluar “Si Mona Liza”. E fillojmė me Gjirokastrėn!

I nderuar dhe i respektuar zoti Flamur Bime, Kryetar i Bashkisė Gjirokastėr, tė dashur miq, shokė dhe bashkėfshatarė tė pranishėm. Mė lejoni qė nė emėr tė Shoqatės tonė “Odria” tė Labovės, shkrimtarit e poetit tė madh Arben Pilo Dukės, t’u falėnderojmė nga zėmra tė gjithė Juve pėr marrjen pjesė nė kėtė ceremoni gėzimi e urimi pėr dhėnien e titullit “Qytetar Nderi” i Gjirokastrės Arben Dukės nga Kėshilli Bashkiak Gjirokastėr. Me kėtė rast mė lejoni tė falėnderoj nga zėmra Kėshillin Bashkiak tė Gjirokastrės, pėr kėtė nder tė madh qė i bėhet mikut, shokut e bashkėfshatarit tonė Arben Pilo Dukės, qė gjatė pėr afro gjysmė shekulli me mendjen e tij tė ndritur, penėn e tij tė artė, ka shkruar me mall e dashuri pėr njerėzit nė breza tė vendit tė tij, Shqipėrisė, Kosovės, Maqedonisė e Malit tė Zi. Arben Duka si njė talent i rrallė i poezisė shqiptare, i vlerėsuar jo vetėm nga lexuesit e tij, por edhe nga penat e mėdha tė kohės, si shkrimtari e poeti i Madh Kombėtar Dritėro Agolli, e tė tjerė ku me vargun dhe fjalėn e tij tė lirė, ka ngacmuar problemet dhe hallet qė Atdheun tonė e kanė shqetėsuar, duke kontribuar fuqishėm nė zhvillimin dhe pėrparimin e shoqėrisė tonė. Arbeni si poet e shkrimtar, ka njė histori tė rrallė. Kush si Arbeni ka shkruar e botuar mbi 40 libra nė poezi, e tė tjerė nė prozė, monografi si dhe tekste tė shumta tė kompozuara nė kėngė e valle qė kanė fituar ēmime tė para nė festivalet kombėtare?! Ēdo ditė Arbeni vazhdon tė shkruaj nė shtypin e lirė gazetaresk, duke pėrdorur bukur satirėn, humorin dhe sarkazmėn, ku me shpatėn e tij tė mprehtė tė ēdo vargu, poetik godet e fshikullon pa frikė me guxim problemet qė shqetėsojnė e preokupojnė shoqėrinė shqiptare. Beni edhe pse i pamundur shėndetėrisht, me forcėn e zemrės, vullnetin e hekurt, talentin e tij tė rrallė, me punėn plotė passion e vitalitet gėzon njė vlerėsim tė lartė nė artin e letėrsinė shqiptare, duke nderuar familjen, vėllezėrit Apostol e Sofokli qė janė dhe ata shkrimtarė, pa harruar edhe Josifin e Vangjelin, ku tė gjithė gėzojnė respekt e dashuri nė shoqėri. Arbeni edhe pėr vendlindjen e tij tė rrallė, Labovėn e Zhapės me dy Mėhallė dhe njerėzit e saj, shkruan pėr herė, duke i kujtuar me mall, pa harruar qė emri i tij i shton Labovės famė. Arben Duke, si intelektual e poet, me dimensione tė gjėra kombėtare, me dashurinė e shpirtit tė artistit me vlerėsimin
e lartė qė ka pėr qytetin e Gjirokastrės dhe gjirokastritėt qė i do aq shumė dhe kurrė nuk i ndan nga zemra me penėn e tij tė artė i ka dedikuar Gjirokastrės tė dashur, tė menēur e tė bukur, vargje poetike brilante si kėto:

GJIROKASTRA IME

Gjirokastra ime,
Fjala mjaltė e zemrės
Ku dhe guri flet,
Me gjuhėn e mėmės.

Me gjuhėn e zėmrės
Me gjuhėn e xhanit
Gjirokastra ime,

Kurorė e vatanit.
Nuk ka Shqipėria
As bota e tėrė!
O pikė e floririt

Mbi malin e Gjerė!
Sot me zėrin tim
Mblidhen mijėra zėra.
Po the Gjirokastra

I ke thėnė tė tėra.
Historitė e tua
Me flori tė lara
Zoti vetė tė zgjodhi
Qė tė jesh e para.

Qė tė jesh e para
Zoti vetė tė zgjodhi
Dhe njė mal me yje
Pėrmbi ballė tė hodhi.

Nė rrugėt e tua
Gdhendur o me gurė
Kėndonim qė foshnjė
Sa u bėra burrė.

Dritė tė kam nė zemėr
Dritė tė kam tek syri
Ti pėr mua nėna
Unė pėr tyja biri.

 

Pėr titullin qė i ėshtė akorduar, Arbenit i urojmė: “Jetė tė gjatė e tė lumtur, qė akoma mė shumė tė shkruash pėr Atdheun tonė tė dashur, pėr tė mbetur pėr jetė i paharruar, si rilindėsit qė kurdoherė i kujtoijmė!“. Para se tė marrė fjalėn zoti Flamur Binaj, Kryetar i Bashkisė Gjirokastėr, mė lejoni qė ta falėnderojmė e t’i urojmė sukses tė mėtejshme nė punė dhe shėndet e lumturi pėr nderin dhe respektin e madh qė i bėri Shoqatės tone “Odrie”, Arben Dukės birit tė Labovės mehistori e kulturė tė rrallė nė shekuj e deri nė ditėt tona, si dhe neve pjesėmarrės nė kėtė ceremoni me prezencėn e tij nė kėtė takim tė ngrohtė vėllazėror e shoqėror.

Ju falenderojmė tė gjithėve!
Kristaq Meleqi