Gazeta "ODRIA" Nr.70

FAQE E PARE Fotoalbum  Gazeta "ODRIA" NR.57   Gazeta "ODRIA" NË INTERNET  Gazeta "ODRIA" NR.59-69 Blog Gazeta Odria nr.71 ARKIVA Odria70



ARBEN DUKA POET DHE INTELEKTUALI I SHQUAR I KOHĖS TONĖ SI MONA LIZA

Kanė shkruar pėr Arben Dukėn lloj-lloj kolegė, shkrimtarė e poetė, po edhe dashamirės tė
shumtė, ashtu siē, me zėrin e tyre tė bukur, duke kėnduar kėngėt e tij, vetvetiu, mė mirė se kushdo, e kanė shpurė bilbilin e Odries nė ēdo vatėr shqiptare.
Po qė tė gjithė kėta akoma nuk kanė arritur tė thonė vetėm njė gjė, qė ka tė bėjė me shenjtėrimin, me pavdekėsinė e poetit.
Pikėrisht kėtė do ta them i pari unė, qė edhe pse jam mė plaku, do tė guxoj tė shpreh me pak radhė dufin e shpirtit tim, pėr shpirtin qė ka pėrbrenda lėndė jetėsore krejt mėmėdheun, me njerėz e gurė, me lėndina e male, me dete e lumenj.
Libri “Si Mona Liza” qė na dhuroi sot Arben Duka na dėshmon pėrsėri se frymėzimi i tije ka burimin e pashtershėm nė vendlindje.
Ēdo poezi, ēdo varg qė ai hedh nė letėr, nga Odria i merr jo vetėm meloditė, por edhe ngjyrat e ylberta, edhe ritmet, edhe bubullimat.
Shpesh kėshtu ndodh edhe me krijues tė tjerė, por ja qė Labova ėshtė famėmadhja nė ditėt tona.
Ajo, me burimet e saj tė kulluara ka pėrmbytur me talente krejt oxhakun e Pilo Dukės.
Nuk shpjegohet ndryshe qė katėr nga djemtė e kėsaj vatre lindėn e ligjėruan si bilbilat e atyre shpateve te breruar: Sofua, Apostoli, Josifi e Arbeni! Lumė teto Lenua qė ju ka dhėnė gji, qumėshti i saj paska qene qumėshti i zanave dhe i shtojzovalleve.
Lirikat e Arbenit edhe nė librin e ri, pėrbėjnė njė lėndinė tė blertė, me hapėsirė sa shpirti i kombit.
Nė kėtė lėndinė, ēdo cicėrimė gushėkuqi, ēdo gumėzhimė blete, ēdo fėrfėrimė trėndeline, ēdo trokėllimė zileje, ēdo ligjėrim burimi, s’janė gjė tjetėr veēse kėngėzimi i djalit poet pėr syrin, a buzėt e vajzės, apo ėndėrrimi i vashės nė krahėt e djalit.
Po vini re: buzė, sy, zemėr e llėrė ka me bollėk, po kurrė nuk ka fustane, jelekė e brekė, se edhe lirikat erotike na shpalosin vetitė e virtytet e ēmuara tė djalėrisė e vajzėrisė shqiptare.
Ky kėndvėshtrim poetik na gėzon e na lejon ne prindėrve, qė lirikat e Arbenit, t’ua recitojmė edhe nipėrve e mbesave vocėrrakė dhe ata pėrthithin pjalmin e luleve dhe mjaltin e virtyteve.
Ky ėshtė Arbeni poet i kombit, misionari i lirisė, krenarisė dhe trashėgimisė tė thesareve shpirtėrore tė popullit tonė.
E pikėrisht qė kėndej poeti i vjel tėrė metaforat, siē do vilte bistakėt e rrushit tė pjekur nga gjinjtė e njė vajze kryeneēe, qė nė tė vėrtetė ėshtė aq e dėshiruar t’i rrėmbehet e tė shkrihet ajo glukozė nė buzėt e grabitėsit.
Lirikat janė sa origjinale, aq tė shumėllojshme, po kurdoherė vetjake, sa edhe pėrgjithėsuese.
Gjuha e kulluar shqipe, me njė fjalor tė begatė, edhe kur lexuesi ėshtė i moshuar, e thėrret tė rijetojė rininė e dikurshme dhe t’u kthejė krahėt dashuriēkave tė marra tė ditėve tona.
Arben Duka ėshtė ateist.
E megjithatė poeti edhe kur kuvendon me Krishtin, kur merret me Biblėn, kur vajton pėr miqtė e tė dashurit e tij tė ndarė nga jeta, ringjall engjėjt dhe himnizon jetėn, himnizon njeriun njeri, qė ka bėrė gjithēka pėr kėto troje dhe banorėt si vėllezėr dhe ikėn tė prehet i qetė.
Po unė, plakushi zevzek, akoma s’e kam shfryrė tėrė dufin e shpirtit pėr veprėn poetike tė Arben Dukės.
Se poeti ėshtė shumėdimensional, paēka se pėr llogje mban njė shkop nė dorė.
Profili tjetėr i Arbenit ėshtė satira, satira, e pėrsėris, jo humori.
Dhe nėse pėr lirikėn mund tė vėmė nė radhė edhe poetė tė tjerė tė shquar, pėr satirėn, do marrim frymė thellė e do rėnkojmė, pa arritur tė shqiptojmė njė emėr! Por na kujtohen sakaq Noli, Ali Asllani dhe Shefqet Musaraj.
Dhe na ndrit fytyra e pėrtėrihemi.
Po ja njėherėsh me ta, i denjė nė krah tė tyre, na shfaqet madhėshtor Arben Duka.
Ca ēaste na kujtohen satirat aq therėse, dėrrmuese pėr Salep Sulltanin, pėr halldupėt nė pushtet, pėr zabėrhanėt, pėr kusarėt qeveritarė, pėr tradhtarėt e vatanit e tėrė soj sorollopin e tyre.
Por a ka sot farisenj te tillė? Nė ēdo institucion tė shtetit, deri nė Presidencė, deri nė Gjykatėn e Lartė, kudo nė ministri, bashki, komunė e lagje.
Ca mė tepėr akoma zuzarė, tė pacipė e hajdutė gjen dhe nė TV-tė tona, nė gazeta qė edhe ne krye deklarohen tė mos varura po qė janė tė varura kokėposhtė! E pėr tė gjitha tė zezat e sotme tė kobshme cili e ngre zėrin, cili shkruan, cili satirizon? Nė poezi njė dhe vetėm njė: Noli i sotėm, Ali Asllani i sotėm, Arben Pilo Lena Duka! Ku ėshtė plejada e krijuesve satirikė nė motet e lirisė nė demokraci? Askund.
Askund nuk ekziston njė institucion si ish Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve qė tė drejtojė krijuesit.
Njė ish ministėr e zhduku me rrėnjė, duke i grabitur edhe selinė, qė edhe vetė ministrinė e kulturės desh e ktheve nė kuplara, pėr putanat e kodoshėt e tjerė zyrtarė.
Po ē ‘bene krijuesit tanė pula koteci? Po pushtetarėt, gjyqtarėt, prokurorėt? Ata, oh, kacafyten tė zhvatin troje, vila, miliarda duke rrjepur popullin fukara.
Po jo zėri i kėtij populli titan bėrtet e kėlthet me zėrin e satirikut tė shquar Arben Duka.
Turp pėr ne, lavdi pėr tė! E pra Arben Duka ėshtė intelektuali i shquar i kohės tonė, satiriku Nolian, liriku bilbil e thėllėzė, qė pret tė pėrkthehet e tė marrė Nobelin, qė ka vite qė e ka merituar, si pjesė kulmore e letėrsisė bashkėkohore evropiane! Lirim Deda.
Femra ėshtė tharmi qė e mbush poezinė e Benit, e bėn atė tė jetė e veēuar nga poezitė e gjithė tė tjerėve poetė.
Batica e fortė e muzės e ka shtyrė nė njė breg tė lartė, tė paarritshėm nga soji ynė.
E mandej, nė tėrheqje e sipėr, ka lėnė shenjėn e paēmuar nga lakmonjėsit e fjalės - vargun e tij, tė pashmangshėm.
Ndryshe nga shumica prej jush, mua dhe Benin na lidh njė arsye e fortė pėr tė ndjekur krijimtarinė e ndėrsjelltė.
Antagonizmi i mendimit politik.
Por kjo mė bėn tė jem e besueshme nė fjalėt qė po them, pasi do tė doja shumė tė gėrmoja nė shabllone tė llojit–bejte, lojė fjalėsh, thėnė pėr hir tė pasionit tė ēastit.
Nuk mund tė ndodhė, pasi do tė rrėzoj tėrė atė mur tė lartė qė kam ngritur nė mėvetėsinė time kulturore pėr tė dalluar, vlerėsuar dhe pranuar mendimin e kundėrt, si nė politikė, si nė familje, si nė shoqėri.
Aq mė tepėr nė letėrsi, ku tė gjithė ndihemi ēirakė para mjeshtėrve tė mėdhenj, qė e kanė siguruar famėn pa kėrkuar famė.
Librat e Arben Dukės kanė zėnė vend nė raftet e bibliotekės sonė si shtresat gjeologjike, njėri pas tjetrit, tė pangjashėm, tė mėvonshmit tė lidhur me pararendėsin, pa mohuar asgjė, por duke kėrkuar forma tė reja shfaqjeje, duke rendur pas njė muze mė tė menduar, pas njė muzike poetike tė kompozuar, si Hajdeni i famshėm, qė krijonte njė melodi tė denjė pėr ēdo instrument, duke na dhėnė tė tėrėn e pėrkorė.
Njė gjė e re, qė nuk e kam hasur nė librat e mėparshėm, ėshtė njė tis i hollė trishtimi apo melankolie.
Njerėzisht ėshtė e kuptueshme, poetikisht, kjo ėshtė shenjė e epėrme.
Njė cilėsi dhe pėrftim mendimi qė tė shpie nė poezinė e vėrtetė, atė autoktone, qė mungon te shumė tė tjerė.
Mė kujtohet njė poezi e mrekullueshme nga libri “Heroi i dashurisė”.
E rilexoj shpesh kur rrjedha e trishtimit tė shpie nė fundin e tunelit tė njė shprese pa dritė.
Sepse vlera e poezisė qėndron sa i shėrben lexuesit tė panjohur: Dhe kur kėmbėt tė rėndohen porsi shkėmbi, Dhe njė hap tė mos hedhėsh dot si njeri, Dhe kur gjer nė shpirt dhimbja tė tė dhėmbi, Ti mos u dorėzo pėrsėri...
Dashakeqėt do tė pėlqenin ta degdisin poezinė e krijuar nga Arben Duka nė gurrėn popullore.
Kjo s’do do t’i bėnte gjė mė shumė se t’ia shtonte vlerėn ēdo vargu, ēdo rime tė qėmtuar, ēdo motivi.
Do t’i quanin vargjet e tij ‘bejte’, ēka do mė kujtonte mė shumė Lasgushin dhe Dritėronin tė pėrfolur nė ditė tė zezė, nga ziliqarė tė dėshtuar.
Nėse thuhet se poezia ėshtė arsyeja e bashkangjitur nė muzikė, nė rastin tonė, muzika dhe poezia e Dukės bėjnė njė arsye e madhe me emrin pasion...
Ėshtė kryer magjia letrare: Ėshtė gjetur emocioni, emocioni ka gjetur mendimin dhe mendimi ka gjetur fjalėn.
Ne kemi produkt qė do tė donim ta kishim krijuar vet.
Kėrkojmė tė pamundurėn, pasi poezi tė tilla dallohen njėqind vjet larg qė janė firmuar nga muza e pangjashme e Arben Dukės.
Vetėm poezia e mund njeriun Arben Duka, as sėmundja, as mėrgimi i fėmijėve, as ndonjė zėnkė e zakonshme me Verėn, as fyerjet dhe kundėrshtarėt politikė, a vetė politika kapriēoze, dhe as papunėsia e herėpashershme.
Them papunėsi, pasi tė papunė janė tė gjithė ata pronarė mediash qė nuk kanė nė stafin e tyre njė poet tė kėsaj natyre, i cili ėshtė si figurat tredimensionale, tė duhen tri jetė pėr ta njohur tė gjithin: tė duhet e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja.
Duke krijuar pėrfytyrimin e Mona Lizės, poeti jep njė kumt- zhduk konceptin kohė e pjesshme.
Krahasimi pėr bukurinė mbėrrin skajin e epėrm.
Nuk ka mė shumė...
Vargjet pėr nėnėn janė sikur t’i kishte nxjerri malli i ēdokujt prej nesh.
Megjithatė, shkruar nė poezi, ato marrin vlerė pėrtej personales.
“Tani vij rrallė te varri yt”, gjė tjetėr s ’mė ka mbetur…” tė paktėn ti tė ishe gjallė, t’i ndanim dhimbjet tok…”.
Ai me vargjet e tij ėshtė kthyer nė vendet qė nuk i ka shėtitur kurrė mė parė.
Ka brejtur emocione mė tė thella, ka pėrvuajtur dhimbjen e skajshme dhe ka bėrė zap me dashurinė e tij gjuhėn shqipe.
Nuk e ka lėshuar.
Pėr hir tė sė vėrtetės, ky promovim i takon zj.Vera, bashkėshortes sė Arben Dukės.
Jo pėr pėrkushtimin e saj, jo pėr devotshmėrinė, jo pėr mėnyrėn me tė cilėn ajo e do, ēmon dhe lexon Benin e saj, por se ėshtė kjo lloj “Vere” nė butet e jetės sė Arben Dukės, qė sa vjen dhe bėhet mė e mirė, qė sa vjen dhe i rrit vlerėn vargjeve tė poezisė sė tij.
Natyrisht, “…e kush do ishte ai burrė, t’i hidhte sytė te njė tjetėr, jo, kjo nuk mund tė ndodhte kurrė, se Ajo, ėshtė njė kryevepėr.” Ju rrėfeva Mona Lizėn e poetit dhe sekretin e krijimtarisė sė tij tė fortė.
Pėr dėshpėrimin, por pa lot, pėr dhimbjen, por pa rėnkime, pėr revoltėn, por pa pendime, pėr dashurinė, por pa i lėnė mangėt, asgjė njė flakė vetėtime.
Falemnderit Beni, na bere edhe ne pak tė dehur nga mėnyra jote e veēantė e kėsaj mjeshtėrie.

Marė nga gazeta Shqiptarja.com, 31 Korrik 2014