Gazeta Odria nr.71

MIRSEVINI  NË GAZETËN "ODRIA" Fotoalbum  Gazeta "ODRIA" NR.57   Gazeta "ODRIA" NË INTERNET  Gazeta "ODRIA" NR.59-69 Blog Gazeta Odria nr.71 RustemPeci 71navplio Blank



NAVPLIO- Qytet historik dhe turistik qė vizitohet nga qytetar tė botės

 

E kush nuk ka dėshirė ta vizitojė qytetin me famė historike e turistike tė Navplios- Palamidhėn e Greqisė. Kalaja gjigande shumė shekullore e ndėrtuar nga arvanitasit nxitė dhe shton kureshtjen e ēdo kujt pėr ta vizituar qytetin e Navplios. Gjithashtu, edhe unė i vajtur nė Athinė pėr punė familjare shkova pėr tė vizituar familjarisht Navploin, duke e nisur udhėtimin nga Pireu ditėn e diel tė 23 Nėntorit.

Pėr rreth dy orėsh mbėrritėm nė qytetin bregdetar tė Navplios ku fillimisht u ulėm nė njė kafene pėr t'u ēlodhur. Por kureshtja nuk na mbante pėr tė vizituar sa mė parė kalatė e qyrtetit. Kalaja e Madhe shumė shekullore e qė mbante mbi supet e saj njė histori tė lashtė luftrash heroike pėr mbrojtjen e territoreve tė gjėra e tė bukura bregdetare, ku kanė jetuar nė shekuj tė lirė arvanistas dhe grek, nė harmoni e dashuri me njeri-tjetrin.

Kalaja gjigande e Navplios- Palamidha pėr shekuj tė tėrė u mbajt e pushtua nga turqit e qė u shėrbeu atyre si vend rezidence pėr tė mbajtur tė pushtuar territore tė gjerė e me njė bregdet tė mahnitshėm dhe klimė tė mbrekullueshme, ku aktualisht nuk shihje pėllėmbė tokė tė lirė por tė mbushur me platancione tė mėdha portokallesh, mandarinash dhe ullinj. Kalaja me hyrjen e saj nga pėrpara ngjiteshe me shkallė nga ana e detit kurse nė pjesėn e prapėme ajo mbėshtetej nė njė kodėr tė lartė. Nė vendet mė tė pashme tė kalasė tė qytetit ishin tė vendosura pllakata mermeri gdhendur me emra t ė trimave dhe trimėreshave qė udhėhoqėn dhe shpunė deri nė fund luftėn kundėr pushtuese osmanllinj turq, tė cilėt e muarėn kalanė nga mbrapa, ana e kodrės, me heroizmin e pashoq qė treguan arvanitas e grekė sė bashku me nė krye heroin legjendar grek Stavropulos, qė bashkė me ēlirimin e territoreve tė tjera, viti 1821 shėnoi ēlirimin kombėtar grek nga pushtuesit osmanllinj turq. Trimat dhe heronjtė legjendar tė luftės nė shekuj tė popullit, grek e arvanitas kundėr pushtimit osman ishin tė shumtė s i grekė dhe arvanitas.
Kėshtu mund tė pėrmendim arvanitasin Kapodhistrėn qė bashkė me arvanitas tė tjerė e grek tė nisur nga aftėsia, zotėsia dhe talenti i tij i rrallė e pėrkrahėn dhe e ndihmuan duke arritur tė bėhej Kryeministri i Parė i Shtetit Grek. Pėr kėtė periudhė nuk mund tė lėsh pa pėrmendur trimėritė dhe heroizimin legjendar tė shumė trimave grekė e arvanitas sė bashku nė krye tė lėvizjeve tė mėdha popullore pėr ēlirimin e Ballkanit tė mbajtur nė shekuj tė pushtuar nga turqit, siē ishte edhe Shqipėria. Kėshtu mund tė pėrmendim arvanitasit trim Kolokotronin, Karajskaqin, Xhavellėn, Vangjel e Kostandin Zhapėn nga Labova e Epirit tė asaj periudhe kohe, pa harruar dhe errėsuar kontributin e madh tė Ali Pashė Tepelenės qė donte tė krijonte shtetin e Epirit tė pavarur por qė u sabotua e u tradhėtua nga sulltanati Turqisė.

Vangjel e Kostandin Zhapa zhvillimin europian e mbėshtetėn edhe pas luftės sė fituar kundėr turqve, duke vėnė nė shėrbim tė zhvillimit e pėrparimit tė popujve tė gjithė psuritė e tyre nė miliona napolona flori, si bamirės e filantropėt mė tė mėdhenj tė dy shekujve mė parė. Vendet e Ballkanit Perėndimor si Rumania, Greqia, Turqia etj , Vangjel e Kostandin Zhapėn i kanė vlerėsuar e i vlerėsojnė nė vazhdimėsi si trima legjendar tė kombeve tė tyre, kurse Atdheu i tyre ku lindėn dhe u rritėn, Shqipėria ka bėrė fare pak pse mos thėnė asgjė fare pėr madhėshtinė dhe kontributin e tyre tė madh.Kalaja gjigande e Navplios vizitohet me kureshtje tė madhe edhe pėr faktin se ėshtė pėrdoprur edhe pėr burgosjen e njė nga heronjt legjendar tė Greqisė Kolokatroni, qė nė gjuhėn shqipe emri i tij mund tė flitet "Bithėguri" dhe greqisht "Kolopetra". Burgosjen e heroit legjendar tė Greqisė Kolokotroni e bėnė element anarshist qė donin tė merrnin drejtimin e shtetit grek pas ēlirimit tė vendit pa pasur asnjė meritė, kontribut dhe aftėsi intelektuale. Ai veprim i shėmtuar u dėnua nga populli grek.
Busti Kolokatronit gjendet i vendosur nė Greqi nė disa qendra tė qyteteve tė mėdha, pėrfshirė edhe Athinėn.


Bukuritė e kalave tė qytetit Navplios- Palamidhės janė mahnitėse pėr ēdo vizitor tė huaj qė nuk i ka parė. >Pėr tė mbėritur nė majė tė kalasė sė madhe qė kufizohej me malin dhe detin, duhet tė ngjisja qė nga toka 999 shkallė. Brenda kalasė ndodheshin tre sheshe pushimi ku ė hapsirat e tyre tė mėdha ishin vendosur topat qė i ishin rrėmbyer ushtrisė turke. Interesante ishte edhe kalaja e ndėrtuar nė mes tė detit dhe qė s'pushonin tragetet e mbushur me turistė qė shkonin pėr ta vizituar. Turistėt e shumtė tė vajtur nga shumė vende tė botės i jepnin jetė e gjallėri qytetit Navplios- Palamidhės dhe periferive tė saj, qė pėrbėnin njė "Muze tė Madh historik, kulturor e turistik" tė pėrbotshėm.

Edhe Labova e Zhapės qė vetė banorėt e asaj dy shekuj mė parė e pagėzuan kėtė vend me emrin e birit tė saj Vangjel Zhapa filantropit tė madh. Labova e Zhapės ėshtė vendi i figurave tė mėdha historike botėrore qė i japin nder dhe lavdi tė pėrjetshme jo vetėm Labovės, por dhe kombit shqiptar. Kėta njerėz janė tė shumtė qė kanė lėnė histori nė shumė vende tė botės tė cilivizuar, qė me ndihmėn e tyre modeste i japin mundėsi Labovės sė Zhapės vendit tė takimit me "Zotin" tė shndrrohet nė njė qytezė tė bukur historiko- turistike tė izitueshme.