Gazeta Odria nr.71

MIRSEVINI  NË GAZETËN "ODRIA" Fotoalbum Gazeta Odria nr.71 Feste ne Libohove KUPA NË LABOVË PËR MARATONËN “VANGJEL ZHAPA” NIKO STILLO : LIBËR PËR MJEKËT MEKSI NGA LABOVA KOLETAJT NGA HUNDËKUQI I KRAHINËS SË RRËZËS DINASTIA E KËNGËVE PROF. MENELLA S. KARAJANI (1912 – 1998)

DINASTIA E KĖNGĖVE

Libri qė ke nė dorė tani, ėshtė tėrėsisht i veēantė nė llojin e librave, sepse po e veēantė ėshtė edhe familja e poetėve Duka, qė pėrfshihet nė kėto faqe. Janė tė rralla rastet kur njė vėllazėri e tėrė, njė familje e tėrė, deri edhe mė tė rinjtė e njė rrėnje e njė gjaku, nuk se thjesht “shkruajnė ndonjė gjė”, por janė poetė tė mirėfilltė e tė kultivuar, sa spontanė aq edhe profesionalė nė thirrjen e poezisė si motiv dhe nė hedhjen pastaj nė vargje tė frymėzimit. Punė e vėshtirė kėrkimi i shkaqeve. Thuhet se poezia dhe poetėt kanė ca lidhje tė habitshme me perėndinė. Ajo qė duket qartė nė rastin e poetėve Duka, ėshtė se prindėrit e tyre, korniza e tyre pra, ishte njė ēift kėngėdashėsish dhe kėngėtarėsh tė spikatur tė Labovės.

Me njė sy tė thjeshtė e me mendje mė shumė te kėngėt e tyre tė preferuara, se sa te meditimi pėr to, kupton e ndesh lehtė fare, njė shije tė hollė e njė sqimė zengjine tė folklorit tė tyre. Nė kėtė libėr janė pėrfshirė as gjysma e repertorit, kėshtu i thonė nė zhargonin e kėngėve, qė Lenua, nėna e poetėve Duka kishte pėr zemėr. Nuk janė kėngė tė paditura pėr njė njohės mesatar tė folklorit tė jugut. Por ajo qė ndesh shpesh nėpėr to, janė vargje tė rinj, tė adaptuar nga kėngėtarja Leno Duka. Ky spontanitet, dėshmon pėr njė talent tė lindur e pėr njėqind arsye tė tulatur, tė ndrydhur e tė trembur nga realiteti i kohės kur jetoi dhe i pėrgjegjėsive tė mėdha qė mbanin shpatullat e njė nėne fshati me fėmijė tė shumtė dhe bereqet tė pakėt pėr t’i ushqyer. Kėngėt e saj tė preferuara janė ndėr “napolonat” e folklorit tė dasmave dhe ngjarjeve tė tjera tė gėzueshme tė zonės sė Rrėzės dhe Lunxhėrisė. Janė kėngė dasme dhe kėngė dashurie qė mrekullojnė edhe thjesht si tekste, le pastaj t’i pėrjetosh nė meloditė e mjaltėza tė atyre zonave. Tė njėjtat karakteristika preference ka edhe Pilo Duka, babai i poetėve Duka. Duket qartė e pritura e tij pėr nga lirika e hollė e dasmave, jo aq nga kėngėt e dashurisė, por fare e prekshme simpatia pėr kėngėt patriotike qė zėnė pjesėn mė tė madhe tė “kohės poetike” tė muratorit mjeshtėr e artist. E pėrbashkėta e ēiftit prindėror tė Dukajve, ėshtė ndjenja e hollė si filigran, dashuria pėr muzikalitetin, pasioni pėr jetėn nė shoqėri tė gėzueshme dasmash e emrash fetarė, kujdesi pėr cilėsinė e rrethit miqėsor e shoqėror etj., etj, qė mund tė numėroheshin kėtu pa ndonjė sforcim.

Ėshtė pikėrisht kjo limfė, kjo klorofil, qė ngjizi filizat e ardhshėm poetė Apostol Dukėn, Sofokli Dukėn, Josif Dukėn, Arben Dukėn, e mė pas filizat akoma mė tė reja, Elena Duka, Merita Duka, (nuse nė atė fis) Margarita Duka, Joana Duka. Ėshtė njė trung i sigurt dhe me plot garanci qė prurja do tė vazhdojė, po aq cilėsore, po aq labovite sa edhe pararendėsit e tyre.

Poezitė qė pėrfshihen nė kėtė libėr, e kam fjalėn pėr poezitė e Apostolit, Sofokliut, Josifit dhe veēanėrisht Arbenit tė mirėnjohur, tė lėnė qė me vargjet e para shijen e njė dore tė stėrvitur me vargun, ėmbėlsinė e fjalės sė zgjedhur, gjendjen e meditimit ku tė fut ritmi i vargjeve dhe atmosfera qė tė injekton njė poezi e thjeshtė, e hapur, e ēiltėr me tė cilėn ambientohesh shpejt. Duhet tė them kėtu se tė tilla efekte pėrftohen vetėm kur gjendesh i pėrfshirė nė njė atmosferė poezie tė vėrtetė.

Dhe poezia e Dukėve e pėrcjell pa sforcim kėtė gjendje. Poezia e vėllezėrve Duka, ka veēantitė e veta nga njėri vėlla poet, te tjetri. Do shkonte gjatė pėr kushtet e njė pasthėnie tė shkurtėr, numėrimi i kėtyre veēanėsive. Veē kėsaj tani lexuesi i poezisė ėshtė reduktuar thuajse brenda pėr brenda atyre qė e shkruajnė vetė, e ndaj s’ėshtė nevoja edhe pėr sqarime tė gjata. Shkurt mund tė them se ata kanė veēantitė artistike siē kanė dhe emrat tė ndryshėm, dhe kanė tė pėrbashkėtėn e tyre siē janė tė gjithė Duka. Tani qė e kini mbaruar sė lexuari, po ju lė vetėm nė pėrjetimin qė morėt, tė shijoni sekush sipas metrit tė vet, nė qetėsi e meditim tė paqtė, kėtė vlerė derdhur nė afro dyqind faqe libėr, qė ashtu si njė valle, hapet nga nėnė Lenua dhe mbyllet nga baba Pilua, padyshim mė tė spikaturit e njėherėsh edhe zotėruesit e magjisė sė lindjes sė sa fėmijėve, aq edhe poetėve. Tė shkon buza nė gaz vetvetiu tek del nė kėtė konstatim dhe ndjen njė zili tė mirė, kur mendon se kėta prindėr nuk merituan thjesht respektin me gjallje dhe lotėt me vdekjen e tyre. Ajo qė i bėn tė veēantė, ėshtė fakti se pėr ta thurėn vargje kaq tė bukur, njė duzinė poetėsh qė dolėn nga eshtra dhe shpirti i tyre. Dhe qė unė si kujdestar i formėsimit tė kėtij libri, e kam quajtur pa lejen e tyre “Dinastia e kėngės”.

ARBEN BLLACI

Poezi nga Apostol Duka Marė nga libri “Dinastia e Kėngėve”

NĖNA IME…

Nėna ime, nėna ime, moj,
Kam kaq kohė qė po tė kėrkoj,
Kam njė shekull qė po tė kėndoj,
Kam kaq vite qė po tė vajtoj.

Nėna ime, moj e mira nėnė,
Ē’mall i madh pėr ty mė paska zėnė,
Tė tė vi, moj, atje ku ke rėnė,
Tė tė sjell pak diell e pak hėnė.

Tė tė them sa prita e durova
Mos mė vije befas nga Labova,
Se mos, kur tej xhamave fryn era,
Mė trokisje si ėngjėll te dera.

KROI I KALLOGRESĖ



Rrjedh e derdhet shtruar, i argjendė,
Rrjedh e zhduket zalleve me nge,
Kėtu mbeti, thuhet nė legjendė,
Shamizeza grua kallogre.

Kėtu iku kallogreja, thonė,
Si njė yll qė zhduket nė mėngjes,
Krua bėnė njerėzit mė vonė
Dhe i thanė “Kroi i Kallogresė”.

...Kroi rrjedh e dridhet si fėmijė
Dhe, kushdo qė shkon nė ato vende,
Ndalet, sikur don atje tė pijė
Dhembjen e pėrmallur tė njė nėne.



BALADĖ PĖR NANE PANAJOT MEKSIN

Emrin tėnd s’e zbehėn vitet,
Po e ndriti koha jonė,
Nė kujtimet labovite
Hyn e del e ligjėron.

Dhe ēdo mbrėmje e mėngjes,
Me fshatarėt merr e jep,
Me dy kobure nė brez,
Me abetaren nė xhep.

Ē’i mbaje kudo qė shkoje,
O xha Nane atdhetari,
Njerės Minerva i thoje
Dhe tjetrės Marko Boēari.

Dhe kėndoje ti, xha Nane,
Nė shtėpi, kasolle, stane:
“Kush do shqipen, Shqipėrinė,
Do Krishtin e shėn Marinė”...